RRETH AMBIENTALISTIT
Me qëllim informimin dhe edukimin e duhur të qytetarëve për çështjet mjedisore, kjo platformë do të shërbejë si një “one-stop-shop” për të gjithë ata që janë të interesuar të angazhohen me çështje mjedisore, shoqërinë civile, aktivistët mjedisorë dhe publikun në përgjithësi. Ndër të tjera, platforma ofron informacion në kohë reale për debatet publike të planifikuara për t’u mbajtur në lidhje me vendimet që ndikojnë në mjedis. Platforma Ambientalisti përmban informacionin e mëposhtëm:
(1) Datat e debateve publike të planifikuara për t’u mbajtur për projekte që ndikojnë në mjedis si dhe njoftime të përditësuara;
(2) Njoftimet për konsultimet publike dhe afatet kohore;
(3) Dokumentacioni për çdo debat dhe konsultim publik në dispozicion për shkarkim;
(4) Report box, ku qytetarët mund të dërgojnë komentet e tyre.
(5) Një pasqyrë e kuadrit legjislativ dhe strategjive në fuqi, duke ofruar njoftime në kohë reale për çdo ndryshim që ndodh në nivel kombëtar ose rajonal.
(6) Infografika të ndryshme lidhur me çështjet mjedisore
Qëllimi është i platformës është që të bëhet një qendër informative për çështjet që kanë të bëjnë me aspektet mjedisore në Kosovë, dhe një vend ku qytetarët dhe komunitetet në mbarë Kosovën mund të informohen rregullisht dhe të inkurajohen për t’u përfshirë.