AMBIENTALISTI

Mobile will be soon released!

Mirësevini Në PLATFORMEN
INFORMATIVE AMBIENTALISTI

Ambientalisti është platformë online e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për çështje mjedisore. Kjo platformë do të shërbej edhe për monitorimin e punës së institucioneve publike si dhe mobilizimin e OJQ-ve lokale dhe qytetarëve për t`u përfshirë në mënyrë aktive në këtë drejtim.

Objektivi kryesor i këtij projekti është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm përmes ndikimit të organeve vendimmarrëse në prioritizimin e mjedisit në axhendat e tyre dhe rritjen e ndërgjegjësimit për gjendjen aktuale të mjedisit në të gjithë Kosovën.

Kontribuo për të ardhmen e planetit tonë!

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është institut kërkimor dhe qendër e avokimit që ofron zgjidhje strategjike për politika publike, bazuar në hulumtime të pavarura.

Themeluar më 2011 si një shoqatë e analistëve të politikave, hulumtuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, INDEP fokusohet në politikat zhvillimore, duke ofruar një vizion përmbajtësor për integrimet Euro-Atlantike. Në Kosovë, ku edhe vepron, INDEP ka në fokus të veçantë forcimin e qeverisjes demokratike dhe luan rolin e mbikëqyrësit të politikave publike.

Përmes këtij projekti INDEP vazhdon punën e avokimit me institucionet publike si dhe konceptimin dhe vizualizimin e informacionit publik për mbrojtjen e mjedisit.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).