Skip to content

22 maji Dita e Biodiversitetit!

Kombet e Bashkuara kanë shpallur 22 majin Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të rritur mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin për çështjet e biodiversitetit. Në nivel global, rreth 25 % e të gjitha llojeve të kafshëve dhe bimëve janë të kërcënuar me zhdukje.

Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit shënohet me temën “Zgjidhjet tona janë në natyrë”. Në Kosovë, një pjesë e konsiderueshme e organizmave në natyrë janë në prag të zhdukjes. Është në dorën tonë që të veprojmë tani për të shpëtuar biodiversitetin!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).