Skip to content

Dita Botërore e Energjisë

Dita Boterore e Energjise

Dita Botërore e Energjisë shënohet ndërkombëtarisht më 22 tetor. Kjo ditë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për krijimin dhe implementimin e politikave të nevojshme për rritjen e efiçiencës dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme.

Këtë vit tema për shënimin e kësaj dite është “Së pari efiçienca e energjisë” dhe “Udhëheqja globale në burimet e ripërtëritshme”.

Duke investuar në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme ju mund të reduktoni shpenzimet mujore të energjisë elektrike dhe ruani mjedisin.Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA) dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore/Institute for Development Policy (INDEP). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).