Në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, INDEP shënon këtë ditë me
mbajtjen e 2 ngjarjeve.
Ngjarja e parë mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti nga ora 10:00 deri në 13:00, ku stafi i
INDEP ju mirëpret për t’ju mësuar më shumë rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Gjithashtu, ju mund të njoftoheni më shumë rreth projektit të INDEP dhe aktiviteteve që
ne po implementojmë dhe ato që do të zbatohen deri në fund të këtij projekti.
Paralelisht nga ora 11:00 deri në 12:00 do të jemi live në faqen zyrtare të INDEP në
Facebook me përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe përfaqësues
të shoqërisë civile, ku do të trajtojmë temën e mbrotjes së mjedisit dhe parakushtet e
nevojshme që do të lehtësonin krijimin e politikave adekuate në fushën e mbrojtjes së
mjedisit në Kosovë. Folësit tanë do të pranojë pyetje nga audienca në fund të diskutimit.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’,
financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/Norwegian Embassy in
Prishtina dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në
partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA).