Skip to content

DITA E TOKëS

22 prilli shënon përvjetorin e lëvizjes moderne për mbrojtjen e mjedisit që filloi nga aktivistë amerikan më 1970. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje ishte rritja e vetëdijes qytetare për degradimin mjedisor.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Duke pasur parasysh problemet mjedisore në Kosovë, edhe këtë vit, INDEP duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me rëndësinë dhe të mirat e natyrës, ka përgatitur infografikën e cila shfaq 10 mënyrat se si ne në nivel personal mund të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit Tokë. Masat në fjalë nuk ruajnë vetëm mjedisin, por njëkohësisht edhe shëndetin tonë. Andaj, të bëjmë sot së paku një nga këto hapa që në të ardhmen të gëzojmë mjedis më të pastër dhe shëndet të plotë.

Tags:

metodat e riciklimit,
atmosfera botërore,
inovacion i gjelbërt