Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë problematike për vendin tonë. Gjenerimi i mbeturinave për kokë banori është në rritje, në vitin 2019 vlerësohet se ka qenë 252.4 kilogram për banorë për një vit. Në anën tjetër numri i deponive ilegale vazhdon të jetë i lartë dhe i pakontrolluar në disa komuna.
Kosova nuk ka një sistem të organizuar për riciklim të mbeturinave.
Në infografikat e paraqitura mëposhtë janë paraqitur gjenerimi, trajtimi dhe riciklimi i mbeturinave në vendin tonë.
Duke investuar në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme ju mund të reduktoni shpenzimet mujore të energjisë elektrike dhe ruani mjedisin.Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA) dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore/Institute for Development Policy (INDEP). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).