Skip to content

Ndërtimet e pakontrolluara të hidrocentraleve

Energjia e prodhuar nga burimet ujore është energji e ripërtëritshme dhe konsiderohet të jetë miqësore ndaj natyrës. Mirëpo ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë po merr një kahje tjetër me ndërtimet e vrazhda, pa kritere dhe madje edhe në zona të mbrojtura të natyrës.

Nga të dhënat e marra në Librin e Kuq të Faunës së Republikës së Kosovës, publikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, infografika e mëposhtme përmbledh disa lloje të organizmave të cilat rrezikohen me zhdukje nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).