Skip to content

NDOTËSIT KRYESORË TË AJRIT

Në Kosovë, ndotësit kryesorë të ajrit janë:
• Sektori i energjisë – me kontributin më të madh në ndotje të ajrit si rezultat i prodhimit të energjisë prej burimeve fosile, nga dy termocentrale të stërvjetruara,
• Transporti – afërsisht 350,000 vetura që kryesisht përdorin naftën si lëndë djegëse,
• Industria – teknologjitë e përdorura për industri nuk janë të përditësuara dhe shpesh emetojnë ndotje,
• Mbeturinat – menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë kryesore e vendit pasi deponitë aktuale nuk janë të ndërtuara sipas standardeve ambientale dhe ende ekzistojnë shumë deponi ilegale.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).