Kosova nuk është nënshkruese e Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike për këtë arsye nuk ka kontribuar në arritjen Marrëveshjes së Parisit 2015. Kosova duhet të përgatit planin e energjisë dhe klimës në përputhje me Komunitetet e Energjisë si dhe të zbatoj strategjinë dhe planin e veprimit për ndryshime klimatike.
Përdorimi i thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike vazhdon të jetë akter kryesor i rritjes së emetimeve të gazrave serrë. Në këtë infografikë janë paraqitur të gjeturat e Raportit të Progresit për Mjedis 2020 për ndryshimet klimatike në Kosovë.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA) dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore/Institute for Development Policy (INDEP) . Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).