Skip to content

Platforma e Sistemit Informativ të ujërave të Kosovës

Sistemi Informativ Ujor (SIU) është databazë shtetërore për qeverisje me të dhënat e përgjithëshme mbi resurset ujore të shtetit. Ky sistem ka për qellim të mundësoj ruajtjen, përpunimin dhe prezantimin e dokumentacionit bazë të të dhënave ekzistuese dhe të dhënave të grumbulluara në vazhdimësi nga terreni për ujërat e shfrytëzueshëm të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës me të gjitha administratat shtetërore ka përjetuar dhe vazhdon të ketë ndryshime rrënjësorë në mënyren se si organizohet puna, veçanarisht të dhënat nga sektorë të ndryshëm, duke filluar nga regjistri i popullsisë, pronave, minierave dhe të dhëna të tjera statistikore me rëndësi jetike. Edhe ujrat e shtetit tash e kanë një platformë institucionale dhe rregullative e cila përbëhet nga 11 komponente të cilat konceptualisht e përbëjnë Kadastrin e Ujërave. Sistemi do të sigurojë funksionimin e tri shtyllave kryesore në nivel kombëtar:

  • Gjenerimin e të dhënave;
  • Grumbullimin, përpunimin, analizimin dhe validimin e të dhënave;
  • Ndërlidhjen e të dhënave tekstuale dhe grafike në formë fizike dhe elektronike (word, exel, access, shapefile/softwer GIS etj).

Sistemi Informativ Ujor është modern dhe ofron ruajtjen e sigurtë të të dhënave. Sistemi ka një strukturë të avancuar enkriptimi të të dhënave, e cila e mbron nga tentimet ilegale të përdoruesve të jashtëm. Leja për çasje në sistem, ipet vetëm nga përsonat me autorizim. Sistemi është i dizajnuar t’i ruaj të dhënat për përdorime të ardhëshme përmes të cilit autoritetet përkatëse mund të bëjnë vendim-planifikime në ndërtim të infrastrukturës së nevojshme në terren, licencim të palëve të interesit, dhe monitorim ekologjik të mjedisit.

Përdoruesit e jashtëm mund të kenë çasje vetëm në gjeoportalin ujor, përmes të cilit mund të shihet shtrirja gjeohapsinore e ujrave të kategorive të ndryshme.
Si përfundim, vlenë të përmendet që sistemi mbështetë të gjitha llojet e paisjeve si, telefona të mençur, tablet, apo kompjuter në mënyrë që të ju ofroj përdoruesve mundësi për çasje në çdo kohë. Në anën tjetër ndërveprimi me aplikacion është i lehtë dhe i kuptueshëm falë dizajnit interaktiv

marrë nga: https://siu.rks-gov.net/About/WIS