Transporti është një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë. Ky nivel i ndotjes vjen kryesisht nga automjetet të cilat përdorin karburante si lëndë djegëse.
Vendet e zhvilluara ka kohë që po largohen nga përdorimi i veturave me naftë në ato elektrike, të cilat njihen të jenë më të dobishme për mjedisin. Përpos kësaj, veturat elektrike nuk shkaktojnë ndotje nga tubi i shkarkimit, janë më të sigurta përgjatë vozitjes, janë më pak të zhurmshme si dhe shpenzimet për mirëmbajtje i kanë më të vogla.
Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur dobitë e vozitjes së një makine elektrike në krahasim me atë me karburant.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).