Sipas Ligjit Nr. 02/L-18 Për Mbrojtjen e Natyrës, Neni 21 i të cilit përkufizon se “Zonë e mbrojtur e natyrës është zonë e shpallur me qëllim të mbrojtjes dhe përkujdesjes së biodiversitetit, peizazheve, karakteristikave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për ofrimin e menaxhimit efektiv përmes mjeteve juridike dhe mjeteve të tjera.”, në Kosovë dalin si zona të mbrojtura pothuaj 9 mijë Ha.
Ligji obligon që këto zona të mbrohen, por gjendja e tyre në realitet nuk përkon me obligimet ligjore. Mungon gjithashtu edhe një monitorim i vazhdueshëm i gjendjes së këtyre zonave të mbrojtura me ligj.
Çka mund të bësh ti?
Ndihmo në ruajtjen e natyrës.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar
nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për
Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).