Trainimi nga cikli i parë ne Komunën e Pejës

Mbahet Trajnimi për Legjislacionin në fushën e mjedisit dhe pjesëmarrjes në politikbërje dhe vendimmarrje për këtë fushë në Pejë.
Trajnimet janë pjesë e aktiviteteve të mbështeteura nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Norwegian Embassy in Prishtina dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

KONSULTIME PUBLIKE: PROJEKT UDHËZIM ADMINISTRATIV (MMPHI) PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MMPH) NR. 17/14 PËR KLASIFIKIM, ETIKETIM DHE PAKETIM TË KIMIKATEVE TË RREZIKSHME

Në platformën e konsultimeve publike Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur për konsultime Udhëzimin Administrativ që ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPH) Nr.17/14 për Klasifikimin, Etiketim dhe Paketm te Kimikateve te Rrezikshme

Trainimi nga cikli i parë në Gjakovë

Mbahet Trajnimi për Legjislacionin në fushën e mjedisit dhe pjesëmarrjes në politikbërje dhe vendimmarrje për këtë fushë në Gjakovë.

Trajnimi i radhës do të mbahet në Pejë me 3 qershor, informacionet mbi të cilën i gjeni në: https://www.facebook.com/events/1172916266625568

Ky aktivitet mbështetet nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Norwegian Embassy in Prishtina dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

See less

Platforma e Sistemit Informativ të ujërave të Kosovës

Sistemi Informativ Ujor (SIU) është databazë shtetërore për qeverisje me të dhënat e përgjithëshme mbi resurset ujore të shtetit. Ky sistem ka për qellim të mundësoj ruajtjen, përpunimin dhe prezantimin e dokumentacionit bazë të të dhënave ekzistuese dhe të dhënave të grumbulluara në vazhdimësi nga terreni për ujërat e shfrytëzueshëm të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës me të gjitha administratat shtetërore ka përjetuar dhe vazhdon të ketë ndryshime rrënjësorë në mënyren se si organizohet puna, veçanarisht të dhënat nga sektorë të ndryshëm, duke filluar nga regjistri i popullsisë, pronave, minierave dhe të dhëna të tjera statistikore me rëndësi jetike. Edhe ujrat e shtetit tash e kanë një platformë institucionale dhe rregullative e cila përbëhet nga 11 komponente të cilat konceptualisht e përbëjnë Kadastrin e Ujërave. Sistemi do të sigurojë funksionimin e tri shtyllave kryesore në nivel kombëtar:

  • Gjenerimin e të dhënave;
  • Grumbullimin, përpunimin, analizimin dhe validimin e të dhënave;
  • Ndërlidhjen e të dhënave tekstuale dhe grafike në formë fizike dhe elektronike (word, exel, access, shapefile/softwer GIS etj).

Sistemi Informativ Ujor është modern dhe ofron ruajtjen e sigurtë të të dhënave. Sistemi ka një strukturë të avancuar enkriptimi të të dhënave, e cila e mbron nga tentimet ilegale të përdoruesve të jashtëm. Leja për çasje në sistem, ipet vetëm nga përsonat me autorizim. Sistemi është i dizajnuar t’i ruaj të dhënat për përdorime të ardhëshme përmes të cilit autoritetet përkatëse mund të bëjnë vendim-planifikime në ndërtim të infrastrukturës së nevojshme në terren, licencim të palëve të interesit, dhe monitorim ekologjik të mjedisit.

Përdoruesit e jashtëm mund të kenë çasje vetëm në gjeoportalin ujor, përmes të cilit mund të shihet shtrirja gjeohapsinore e ujrave të kategorive të ndryshme.
Si përfundim, vlenë të përmendet që sistemi mbështetë të gjitha llojet e paisjeve si, telefona të mençur, tablet, apo kompjuter në mënyrë që të ju ofroj përdoruesve mundësi për çasje në çdo kohë. Në anën tjetër ndërveprimi me aplikacion është i lehtë dhe i kuptueshëm falë dizajnit interaktiv

marrë nga: https://siu.rks-gov.net/About/WIS

KONSULTIME PUBLIKE: Plani për Menaxhim të Pellgjeve Lumore “IBËR, MORAVA E BINÇËS DHE LEPENC”

Në platformën e konsultimeve publike Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur për konsultime planin i cili do të shërbej për hartimin e planeve menaxhuese për pellgjet ujore te lumenjeve Ibër, Morava e Binqes dhe Lepenc që do të sherbej për administrimin dhe menaxhimin të këtyre resurseve ujore.

Konsutla do të jetë e hapur deri më 27 Prill 2023 dhe e gjeni duke klikuar këtu, ku edhe janë të përfshira dokumentet si dhe personi kontaktues.