NDOTËSIT KRYESORË TË AJRIT

Në Kosovë, ndotësit kryesorë të ajrit janë:
• Sektori i energjisë – me kontributin më të madh në ndotje të ajrit si rezultat i prodhimit të energjisë prej burimeve fosile, nga dy termocentrale të stërvjetruara,
• Transporti – afërsisht 350,000 vetura që kryesisht përdorin naftën si lëndë djegëse,
• Industria – teknologjitë e përdorura për industri nuk janë të përditësuara dhe shpesh emetojnë ndotje,
• Mbeturinat – menaxhimi i mbeturinave mbetet sfidë kryesore e vendit pasi deponitë aktuale nuk janë të ndërtuara sipas standardeve ambientale dhe ende ekzistojnë shumë deponi ilegale.
Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Cilësia e ajrit

Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves është institucion qeveritar i cili angazhohet për monitorim të integruar të mjedisit, sistem efikas të informimit mjedisor dhe raportimit të vazhdueshëm për gjendjen e mjedisit.

Një ndër komponentet e punës së tyre është edhe monitorimi i cilësisë së ajrit. Për të kuptuar gjendjen e ajrit në kohë reale në Kosovë, ju mund të kyçeni në ueb faqen e AMMK-së https://www.ammk-rks.net/ si dhe përmes aplikacionit Kosovo Air Quality http://www.kosovo-airquality.com/, i cili është i qasshëm në IOS dhe Android.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Cilësia e ajrit

Kontribuesit më të mëdhenj në ndotjen e ajrin janë transporti, energjia dhe sektori industrial. Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur 4 masa të cilat mund të praktikohen nga secili prej nesh. Promovo dhe kontribuo për një mjedis të pastër!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Dita Botërore e Mjedisit

Në kuadër të programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, INDEP shënon këtë ditë me
mbajtjen e 2 ngjarjeve.

Ngjarja e parë mbahet në Sheshin Zahir Pajaziti nga ora 10:00 deri në 13:00, ku stafi i
INDEP ju mirëpret për t’ju mësuar më shumë rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Gjithashtu, ju mund të njoftoheni më shumë rreth projektit të INDEP dhe aktiviteteve që
ne po implementojmë dhe ato që do të zbatohen deri në fund të këtij projekti.

Paralelisht nga ora 11:00 deri në 12:00 do të jemi live në faqen zyrtare të INDEP në
Facebook me përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe përfaqësues
të shoqërisë civile, ku do të trajtojmë temën e mbrotjes së mjedisit dhe parakushtet e
nevojshme që do të lehtësonin krijimin e politikave adekuate në fushën e mbrojtjes së
mjedisit në Kosovë. Folësit tanë do të pranojë pyetje nga audienca në fund të diskutimit.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’,
financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/Norwegian Embassy in
Prishtina dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në
partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA).

NDOTJA E AMBIENTIT

Në vitin 2017, rreth 70% e emisioneve të dioksidit të karbonit (CO2) vinte vetëm nga transporti rrugor, duke u bërë kështu një ndër kontribuesit më të mëdhenjë të ndotjes së ajrit. Zgjedhja jote mbi përdorimin e mjeteve të ndryshme transportuese luan rol mjaftë të rëndësishëm në nivelin e ndotjes në komunitetin tënd. Andaj, në vend të veturës tënde personale, përdor më shpesh transportin publik, biçikletës apo edhe lëviz në këmbë. Kështu, ti mbron shëndetin tënd dhe atë të mjedisit!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

VETURAT ELEKTRIKE

Veturat elektrike luajnë rol shumë të rëndësishëm drejt transformimit të një mjedisi të pastër. Në përgjithësi, ato njihen të prodhojnë më pak emisione të CO2 të cilat kontribuojnë në ndryshimet evidente klimatike dhe ndotjes së ajrit në krahasim me veturat konvencionale.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

22 maji Dita e Biodiversitetit!

Kombet e Bashkuara kanë shpallur 22 majin Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të rritur mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin për çështjet e biodiversitetit. Në nivel global, rreth 25 % e të gjitha llojeve të kafshëve dhe bimëve janë të kërcënuar me zhdukje.

Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit shënohet me temën “Zgjidhjet tona janë në natyrë”. Në Kosovë, një pjesë e konsiderueshme e organizmave në natyrë janë në prag të zhdukjes. Është në dorën tonë që të veprojmë tani për të shpëtuar biodiversitetin!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

QESET E PLASTIKëS

160,000 qese të plastikës përdoren botërisht çdo sekondë, ndërsa përafërsisht 5 trilion qese të plastikës prodhohen vetëm gjatë një viti. Fatkeqësisht nga të gjitha këto qese vetëm 1 deri në 3% riciklohen. Por, ti si individ mund të kontribuosh drejt përmirësimit të efekteve negative që plastika ka në mjedis, kështu duke ripërdorur qeset e plastikës dhe duke përdorur më shumë çantat e pëlhurës në aktivitetet e juaja ditore.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

RICKILIMI

Çdo vit, afro 200 miliardë kanaçe alumini përdoren në të gjithë botën. Riciklimi i vetëm 2 kanaçeje alumini do të kursente energji të mjaftueshme sa për të furnizuar me energji 1 kompjuter gjatë gjithë ditës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

DITA E TOKëS

22 prilli shënon përvjetorin e lëvizjes moderne për mbrojtjen e mjedisit që filloi nga aktivistë amerikan më 1970. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje ishte rritja e vetëdijes qytetare për degradimin mjedisor.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Duke pasur parasysh problemet mjedisore në Kosovë, edhe këtë vit, INDEP duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me rëndësinë dhe të mirat e natyrës, ka përgatitur infografikën e cila shfaq 10 mënyrat se si ne në nivel personal mund të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit Tokë. Masat në fjalë nuk ruajnë vetëm mjedisin, por njëkohësisht edhe shëndetin tonë. Andaj, të bëjmë sot së paku një nga këto hapa që në të ardhmen të gëzojmë mjedis më të pastër dhe shëndet të plotë.

Tags:

metodat e riciklimit,
atmosfera botërore,
inovacion i gjelbërt