A e dini se prodhimi i letrës për shkrim dëmton mjedisin?

Për prodhimin e vetëm 1 ton letër shpenzohet sasi e konsiderueshme e drurit, ujit dhe energjisë. Një nga format e ruajtjes së mjedisit është riciklimi. Me riciklim të një ton letër ne kursojmë deri në 90% ujë dhe 50% energji.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ( KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development(PA) dhe implementuar nga Instituti për politika Zvillimore (Institute for Development Policy (Institute for Development Policy (INDEP)). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Riciklimi i qelqit

Ricklimi është procesi i mbledhjes së materialeve, përpunimit dhe rishfrytëzimit të tyre, duke i shndërruar në produkte të reja dhe të ripërdorshme. Duke ricikluar ruajmë ambientin, zvogëlojmë sasinë e mbeturinave në deponi, zvogëlojmë emetimin e gazrave serrë dhe kursejmë energji. Një nga materialet e riciklueshme është edhe qelqi.

Klikoni në infografikën e mëposhtme për të mësuar rreth procesit të riciklimit të qelqit.

Konsideroje edhe ti praktikimin e riciklimit!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Kosova dhe ujërat

Kosova kategorizohet si më e varfëra në regjion dhe një nga vendet më të varfëra me ujë në Europë.

Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1,600 m3 me ujë në vit për kokë banori. Duke u bazuar në këto të dhëna, uji në Kosovë në të ardhmen do të jenë një faktor kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Prandaj, shfrytëzimi sa më racional është domosdoshmëri.
Ruaje ujin!

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për
Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Burimet e ndotjes së ujërave

Më pak së 1% e ujërave janë të qasshme për pije në botë. Edhe pse përafësisht 70% e botës është e mbuluar me ujë, vetëm 2.5% është ujë i ëmbël, prej tyre vetëm gati 1/3 për pije. Resurset natyrore ujore të limituara, gjithashtu kërcënohen nga ndotja.

Disa nga burimet e ndotjes së ujërave janë shiu acidik, ujërat e zeza shtëpiake, pesticidet dhe plehrat, ndotja industriale, ndotja nga bujqësia si dhe ndotja urbane.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për
Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Zonat e Mbrojtura të Natyrës në Kosovë

Sipas Ligjit Nr. 02/L-18 Për Mbrojtjen e Natyrës, Neni 21 i të cilit përkufizon se “Zonë e mbrojtur e natyrës është zonë e shpallur me qëllim të mbrojtjes dhe përkujdesjes së biodiversitetit, peizazheve, karakteristikave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për ofrimin e menaxhimit efektiv përmes mjeteve juridike dhe mjeteve të tjera.”, në Kosovë dalin si zona të mbrojtura pothuaj 9 mijë Ha.

Ligji obligon që këto zona të mbrohen, por gjendja e tyre në realitet nuk përkon me obligimet ligjore. Mungon gjithashtu edhe një monitorim i vazhdueshëm i gjendjes së këtyre zonave të mbrojtura me ligj.

Çka mund të bësh ti?

Ndihmo në ruajtjen e natyrës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar
nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për
Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Ndërtimet e pakontrolluara të hidrocentraleve

Energjia e prodhuar nga burimet ujore është energji e ripërtëritshme dhe konsiderohet të jetë miqësore ndaj natyrës. Mirëpo ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë po merr një kahje tjetër me ndërtimet e vrazhda, pa kritere dhe madje edhe në zona të mbrojtura të natyrës.

Nga të dhënat e marra në Librin e Kuq të Faunës së Republikës së Kosovës, publikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, infografika e mëposhtme përmbledh disa lloje të organizmave të cilat rrezikohen me zhdukje nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Çka po shkakton ndotja e ujit?!

Si pasojë e ndotjes në ekosistemet ujore, jeta e organizmave ujorë çdo herë e më shumë po vështirësohet. Kjo gjendje e krijuar nga faktori njeri po i dërgon llojet e mëposhtme dhe shumë të tjera drejt rrezikimit të skajshëm, e disa prej tyre edhe në zhdukje.

Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur disa nga organizmat të cilat po rrezikohen më së shumti nga ndotja e ujërave në Kosovë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

DISA NGA PROBLEMET EKOLOGJIKE NË VENDIN TONË

Çështjet mjedisore kanë efekt të drejpërdrejtë në mënyrën e zhvillimit normal të jetës së organizmave në Tokë. Pavarësisht kësaj, problemet ekologjike, nisur nga ndotja e ajrit e deri tek humbjet në biodiversitet mbeten ende sfiduese për vendin tonë.

Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur disa nga problemet kryesore ekologjike në vendin tonë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

SHKAKTARËT E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Ndryshimet klimatike ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës në Tokë tek njerëzit dhe kafshët

Ndryshimet klimatike shkaktohen si rezultat i emetimeve të gazrave serrë nga industritë e rënda, djegja e lëndëve djegëse të dëmshme, shpyllëzimit dhe menaxhimit të dobët të mbeturinave ndër të tjera. Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur disa nga shkaktarët kryesor të ndryshimeve klimatike si dhe ndikimet e tyre ne mjedis.

Prandaj mbroje mjedisin dhe siguro cilësi të lartë të jetesës për ty dhe shoqërinë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Veturat Elektrike vs Veturat me karburant

Transporti është një nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë. Ky nivel i ndotjes vjen kryesisht nga automjetet të cilat përdorin karburante si lëndë djegëse.

Vendet e zhvilluara ka kohë që po largohen nga përdorimi i veturave me naftë në ato elektrike, të cilat njihen të jenë më të dobishme për mjedisin. Përpos kësaj, veturat elektrike nuk shkaktojnë ndotje nga tubi i shkarkimit, janë më të sigurta përgjatë vozitjes, janë më pak të zhurmshme si dhe shpenzimet për mirëmbajtje i kanë më të vogla.

Në infografikën e mëposhtme janë paraqitur dobitë e vozitjes së një makine elektrike në krahasim me atë me karburant.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Cilësia e ajrit – Obiliq

Në Kosovë ndotja e ajrit edhe më tutje vazhdon të jetë një nga sfidat më të rënda mjedisore. Rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit luan edhe niveli komunal.

Raporti i cilësisë së ajrit në Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare për vitin 2018 është paraqitur në infografikën e mëposhtme. Në këtë infografikë janë paraqitur vlerat mesatare mujore të grimcave PM2.5, PM10 dhe ozonit. Rritje të theksuara të vlerave të grimcave PM2.5 dhe PM10 vërehen gjatë muajit dhjetor dhe janar, ku vlerat të shënuara tregojnë se ajri në këtë periudhë ka qenë i rrezikshëm për shëndetin.

Për tu informuar mbi cilësinë e ajrit në kohë reale në komunën tënde, kliko në linkun:

http://www.kosovo-airquality.com/

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Cilësia e ajrit – Drenas

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të jetë një nga sfidat më të rënda mjedisore. Komunat luajnë rol të rëndësishëm në identifikimin dhe menaxhimin e pasojave që shkakton ndotja e ajrit.

Infografika e mëposhtme pasqyron të dhënat mbi cilësinë e ajrit në Komunën e Drenasit. Në këtë komunë shihen tejkalime të vlerave mesatare të grimcave PM10 dhe PM2.5 në muajin dhjetor dhe janar 2018. Cilësia e ajrit në këta muaj ishte e pashëndetshme.